Ekipi ynë

Milica Markoviq

Sipërmarrëse

Milica është një kombinim i energjisë sipërmarrëse dhe shpirtit artistik. E lindur në Malin e Zi, një qytetare e botës dhe një poliglote, ajo luan piano dhe shkëlqen në multitasking.
Ajo beson se bota duhet të jetë një vend më njerëzor për të jetuar. Një dashamirëse e astronomisë, ajo qëndron me këmbë në tokë, dhe beson thellë në pohimin e Ajnshtajnit – shikoni yjet dhe mësoni prej tyre.

Mr Petra Ivanoviq

Profesoreshë

Nëna e Tristanit dhe Renes. Profesoreshë e artit të muzikës, dirigjente, magjistre e Shkencave Politike – Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Ajo është e bindur se njerëzimi do të synojë drejt më shumë të drejtave, më shumë arsim për të gjithë, më shumë dialog dhe më shumë kulturë.
Pyetjes së shpeshtë se nga vjen kombinimi i muzikës dhe politikës: Politika është si muzika ose piktura. Gjithë jetën, gjithë kohën ose asgjë.

Dr Milica Dakoviq – Tadiq

Profesoreshë

Themeli mbi të cilin ajo ndërton karrierën profesionale dhe marrëdhënien personale në jetë përbëhet nga thelbi i fjalëve: mirësia, bukuria, dashuria, mirëkuptimi, krijimi, kthimi në natyrë dhe energjia e saj primordiale.

Ana Vujosheviq

Aktore

Aktore malazeze me ndjeshmëri dhe energji të veçantë. Ajo beson në dije. Vlerëson shumë dhe avokon shumë për një jetë në të cilën privatësia dhe liria janë të paprekshme. Ajo i reziston borgjezisë së vogël. Revolucionare në shpirt, ajo ëndërron t’i kthejë njerëzimit njerëzimin.

Rosanda Muçalica

Gazetare

Fjalët janë arma e saj, dhe fjala për të është gjithçka. E shkruar, e folur dhe mbi të gjitha – e dhënë.
Gjithmonë në anën e historisë së femrës, me një sy dhe intuitë të mprehtë, besnike rrugës së saj prej “tullave të verdha” të profesionalizmit, krijimtarisë dhe entuziazmit të vërtetë.
Një “psikologe” e shpirtit dhe afinitetit artistik, në misionin për ta bërë botën përreth saj më kuptimplote dhe me cilësore.

Dr Maja Bogojeviq

Kritikë e filmit

Teoriciene dhe kritikë e filmit, themeluese dhe redaktore e revistës së parë malazeze të filmit Camera Lucida (www.cameralucida.net); ishte dekane e Fakultetit të Arteve, në UDG dhe dekane e Fakultetit të Arteve Vizuale në Universitetin Mediteran, drejtoreshë e Festivalit NdërkombëtarFilmit Mesdhetar të Malit të Zi – MOFFEM në Kotor, anëtare e jurisë së kritikës ndërkombëtare FIPRESCI, anëtare e Fedeora dhe anëtare e UPF.

Nuk ka moto, vetëm jeton.