Projektet

Art Weekend

Art Weekend – fundjava e artit është e fokusuar në punën ndërvepruese me fëmijët përmes mësimit të formave të artit në një mënyrë joformale dhe krijuese të të mësuarit dhe lojës. Profesionistët e arteve të ndryshme – muzikës, teatrit, filmit / fotografisë, artit figurativ/vizual – do të punojnë me fëmijët në workshope krijuese në të cilat fëmijët do të jenë pjesëmarrës aktiv, e që janë të përkushtuara në zhvillimin dhe motivimin e të menduarit krijues tek ata, lirimin e krijimtarisë së tyre dhe lehtësimin e stresit.

Muzika evropiane e diplomacisë kulturore malazeze

Për herë të parë, Fondacioni po interpreton pjesë muzikore nga zotërimet e Muzeut Kombëtar, të shkruara nga kompozitorë evropianë të frymëzuar nga Mali i Zi në shekullin e 19-të, përmes një formati multimedial. Artistë nga Gjermania, Austria, Polonia, Italia dhe Franca kanë shkruar vepra për ansamble të ndryshme muzikore, titulli i kompozimeve apo dedikimi në partitura është për Malin e Zi dhe anëtarët e familjes mbretërore të asaj epoke.